Llapi.info ka raportuar dje për një rast, ku një person është gjetur i vdekur në Podujevë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin e saj ditor, ku thuhet se i njëjti është gjetur pa shenjat jete në një kamp-shtëpizë.
“Podujevë 13.12.2022 – 10:06. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Jo zyrtarisht Llapi.info mëson se viktima kishte qenë rojtar, ndërkohë që rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë./Llapi.info