Nënshkruhet kontrata për transportin e nxënësve shtëpi-shollë dhe anasjelltas, për këto lagje dhe fshatra të Podujevës

Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratat edhe për disa lagje dhe fshatra të Podujevës, për transportin e nxënësve shtëpi-shkollë dhe anasjelltas, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimeve të publikuara në faqen komunale, vlera e nënshkruar në disa kontrata është mbi 40 mijë euro.

Transporti do të bëhet në lagjen Havolli, Nesushta dhe Bajgora në Herticë dhe anasjelltas.

Transporti po ashtu do të bëhet edhe për nxënësit me nevoja të veçanta në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik.

Shkolla “Enver Maloku” në Podujevë në disa lagje të qytetit dhe anasjelltas.

Transporti i nxënësve në fshatin Peran dhe Obrancë në disa lagje – shkolla “Ali Hadri” në Peran dhe anasjelltas.

Duke klikuar në pjesën e hijezuar me të kaltër, mund t’i lexoni të plota këto kontrata./Llapi.info