Reshjet intensive të shiut që vazhduan gjatë gjithë natës kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Vërshime, sipas banorëve, ka pasur mëngjesin e sotëm në fshatin Sfecël.
Në pamjet që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se rrugët në këtë pjesë janë “pushtuar” nga uji.
Përveç këtij fshati, përmbytje është raportuar të ketë nga banorët edhe në fshatin Lluzhan.