Grupi për Ballkan ka publikuar raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit.
Arieta Dragusha, nga Grupi për Ballkan tha se ikja e mjekëve tregon një mungesë perspektive në vend.
Prandaj u bë thirrje që të rritet me urgjencë buxheti për sektorin e shëndetësisë duke i’ u afruar mesatares së BE-së prej 9,9% të bruto produktit vendor, shkruan EO.
“Kjo lëvizje e mjekëve tregon me shumë mungesë perspektive. Sipas Statistikave 60% e qytetarëve shprehin dëshirën që të jetojnë jashtë vendit. Për vitet 2019-2020, janë lëshuar 352 leje të punës për punëtorët shëndetësor nga Kosova në Gjermani. Nga viti 2018 deri në shtator të vitit 2022, Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Krahasuar me vitin 2020 kur kjo odë ka lëshuar 105 certifikata të tilla, nga Janari deri në Shtator 2022, e njëjta ka lëshuar 183 certifikata”.
Sipas Dragushës situatë më e rëndë është në Odën e Infermierive, sipas saj, nga janari deri në shtator të vitit 2022 janë 586 certifikata të lëshuar për infermierë.
“Situatë më e rënduar është nga Oda e infermierëve. Gjatë vitit 2021 nga Oda e Infermierëve të Kosovës janë lëshuar 140 certifikata. Numri i certifikatave të lëshuara nga kjo odë, nga Janari deri në Shtator të vitit 2022, është katërfishuar në 586 certifikata. Gjatë vitit 2021 nga Oda e Infermierëve të Kosovës janë lëshuar 140 certifikata. Numri i certifikatave të lëshuara nga kjo odë, nga janari deri në shtator të vitit 2022, është katërfishuar në 586 certifikata”, tha ajo.
Ifran Krasniqi nga Ministria e Shëndetësisë, tha se këtë vit kjo ministri ka rritur buxhetin për shëndetësinë.
“Me ligjin e ri kemi ndarë 98 milionë euro, 300 pozita të reja, 42 pozita të reja në inspektoriat. Kemi shtuar buxhet për lista eseciale. Po ashtu kemi paraparë udhëzimin administrativ, se fundi kemi nënshkruar një marrëveshje me USAD për të na ndihmuar për menaxhimin e financave”, tha ai.
Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës tha se nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova dhe se rreth 300 mjek të tjerë janë të pa punë.
“Deri më sot janë 215 mjek që kanë ikur nga janari deri me sot. Ajo që është shqetësuese është se 37% më shumë se sa prodhojmë mjekë. Në data-bazën tonë kemi rreth 300 mjekë që janë të pa punë. Nëse nuk merren parasysh rritja e pagave dhe kushteve të punës. Në jemi të pa kënaqur”, tha ai.
Naser Rrustemaj, nga Oda e Infermierëve të Kosovës tha se numri i profesionistëve shëndetësor është me i madh se sa shifrat që po paraqiten.
Ai bëri thirrje që institucionet të marrin hapa të shpejt që tu rrisin rrogën profesionistëve shëndetësor dhe të përmirësojnë kushtet e punës.