Është bërë nënshkrimi i marrëveshjes për instalimin e panelave solare, ndërmjet Komunës së Prishtinës, Termokosit dhe KFW Kosovo.
Nga ky projekt parashihet që të përfitojnë dy lagje të Prishtinës, Tophane dhe Arbëria, e që më vonë do të shikohet edhe për lagjet e tjera.
Kryetari Përparim Rama ka thënë se ky është projekti më i madh në regjion dhe j dyti në Evropë pas Danimarkës
“Është ky projekt madhor më i madhi në regjion, i dyti në Evropë pas Danimarkës, i cili do të ndërlidhet me termokosin dhe do e ngrejë kapacitetin e Termokosit duke bërë edhe zgjerimin e tij. Ne fokus do të jenë lagjja Arbëria dhe Tophane”, ka thënë ai.
Ndërsa kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, ka thënë se me këtë projekt do të shtohet kapacitetin e ngrohjes prej 50 për qind.
“Nga ky projekt do të përfitojë një pjesë e Arbërisë dhe Tophanes pasi gjysma tjetër dihet që tashmë është në proces të zgjerimit të Termokosit. Pas këtyre do shohim edhe mundësinë e zgjerimit të kapacitetit në mundësi që t’i kemi në fokus edhe lagjet tjera”, është shprehur Osmani.