Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur sot se është digjitalizuar rëntgeni në QKMF-në e qytetit dhe në QMF-në e Kërpimehit, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ky projekt, sipas tij, është i pari që realizohet në një QKMF në nivel vendi.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ky projekt, sipas tij, është i pari që realizohet në një QKMF në nivel vendi.
Digjitalizimi nuk është kufizuar vetëm në radiologji por është zgjeruar edhe në: Emergjencë, Mjekësi familjare, QMF Lluzhan, Orllan e Kërpimeh. Ky projekt është i pari që realizohet në një QKMF në nivel vendi.
Me një projekt të tillë lehtësohet dhe shpejtohet qasja e profesionistëve në imazheri dhe përshpejtohet shërbimi për qytetarët, njëkohësisht kemi imazh shumëfish më të qartë dhe kosto më të ulët të shpenzimeve për shkak të kursimit të filmave radiologjik.