Burri i dehur rrah gruan në Podujevë

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar vetë Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Podujevë 22.12.2022 – 02:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur, e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur viktimën kosovare. Viktima nuk ka dashur të marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.