Ngriten pak temperaturat, priten edhe reshje shiu

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të ketë vranësira gjatë ditës, e më vonë pritet edhe riga lokale shiu. Ndërsa orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të ketë edhe mjegull.

Kurse nga dita e mërkurë më shumë vranësira por edhe intervale me diell gjatë ditës.

Njoftimi:

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditëve vijuese. Ditën e martë parashihet të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjë që shpërndanë ndotësit ajror. Deri në mbrëmje indeksi mund të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira.

27.12 – Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vranësirat shtohen, ku më vonë priten edhe riga lokale shiu.

28.12 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

29.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në ultësira mundësi për mjegull në mëngjes.

30.12 – Kryesisht me vransira.

Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale të martën rriten deri në 12C, e më pas zbresin në 8C e 9C.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-4m/s, vetëm ditën e martë frynë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.