Bulliqi takohet me Batatinën e Zhdrellën , Zotohet se do ta ndihmoj klubin

Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi se bashku me drejtorin per kulturë ,rini dhe sport në këte Komunë z,Pajtim Balaj sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me kryetrajnerin e Llapit z.Tahir Batatina , drejtorin sportiv Mentor Zhdrella ,si dhe me disa nga futbollistët e ketij klubi ku gjatë takimit kryetari Bulliqi u zotua se do ti ndihmoj ne projektet e : mbulojës se stadiumit, , zgjerimit te kapaciteteve të ulëseve , dhe ndërtimin e tribunës lindore.

postimi i plotë :

“Me drejtorin e Sportit, Pajtim Balaj kemi zhvilluar takim me kryetrajnerin e KF Llapi, Tahir Batatina, drejtorin sportiv Mentor Zhdrella, sekretarin dhe disa prej futbollistëve të klubit, ku së pari i përgëzova për lojët e mira që po i zhvillojnë në këtë stinor dhe rezultatet e arritura.Në këtë takim kryetrajneri Batatina na e prezantoi planin që parasheh mbulojën e stadiumit, zgjerimin e kapaciteteve të ulëseve dhe ndërtimin e tribunës lindore.U zotova para tyre që si komunë do ta mbështesim këtë projekt dhe do të kërkojmë edhe nga ana e Ministrisë së Sportit mbështetjen e këtij projekti, që kap vlerën e 1 milion eurove.”

Arena “Zahir Pajaziti” do të merr pamje të mrekullueshme pas investimit.

/RadioVizioni/