70 minatorë kanë hyrë në grevë urie si pasoj e mos realizimit të këkesave të tyre , për paga ,dhe kushte më të mira të punës
Fevzi Ademi, anëtar i Kryesisë së Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, ka thënë për portalin “ Indeksonline” se nga dje kur dhe ka filluar greva, e deri në në orët e mbrëmjës së sontme, rreth 70 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“ Greva po vazhdon dhe gjendja e minatorëve nga ora në orë po shkon duke u rënduar. Nga dje rreth 70 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore . Mirëpo katër raste kanë qenë shumë serioze. Të shtrirë në spital nuk ka, vetëm se njeri nga ta është transportuar me ambulancë deri në Emergjencën e spitalit rajonal të Mitrovicës, ka marrë tretman mjeksor dhe i është stabilizuar gjendja e tij”, ka thënë Ademi.