Ndeshja Kosovë-Izrael mund të luhet pa shikues

Ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit e parapar të luhet me datë 12 të ketij muaji , mund të luhet pa pranin e tifozëve , për shkaqe sigurie

Gazeta Telegrafi mëson se gjasat janë të mëdha që kjo ndeshje të zhvillohet pa shikues për shkaqe të sigurisë.

Burimet thonë se sot (e martë) do të mbahet një takim në mes të institucioneve të sigurisë dhe FFK-së ku do të merret vendimi përfundimtar.

Biletat nuk kanë dalë ende në shitje për këtë ndeshje dhe do të vendoset edhe për këtë gjatë ditës, pasi të ketë përfunduar takimi.

Zhvillimi i ndeshjes pa shikues mund të vjen për shkak të konfliktit tash e disa javë të Izraelit me Palestinë.

Ky ishte shkaku edhe i shtyrjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, e cila ishte e paraparë të zhvillohet më 15 tetor.