Trajneri i njohur gjerman, Andre Breitenreite, është kandidati më serioz deri më tani për të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës.
Siç raportojnë mediat zvicerane dhe ato gjermane, Breitenreite tashmë është takuar me drejtuesit e FFK-së
Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim. Trajneri 50-vjeçar është pa punë që nga shkurti i këtij viti, kur i ndau rrugët me skuadrën gjermane Hoffenheim.
Breitenreite suksesin më të lartë si menaxher e ka arritur me skuadrën e FC Zurichut duke e udhëhequr drejt titullit të kampionit të Zvicrës, në vitin 2021.
Ai tashmë njeh disa nga lojtarët kosovarë nga koha e tij në Zvicër, duke përfshirë Fidan Alitin dhe Mirlind Kryeziun, të cilët ishin pjesë e ekipit të tij.